“E dimë ku jeton”, kërcënuesi i Antonio Contes nuk është vetëm një person

schedule16:16 - 21 Nëntor, 2019

schedule 16:16 - 21 Nëntor, 2019

Kërcënimi i Antonio Contes befasoi botën e futbollit. Një zarf me një plumb dhe mesazh të qartë kundrejt trajnerit të Interit u dërgua në zyrat e klubit zikaltër disa ditë më parë.

E dimë ku jeton“, ishte shkruar brenda zarfit të ardhur nga Firence, një veprim që tregon se kërcënuesit janë më shumë se një person. Prefektura e Milanos e ka vendosur trajnerin e njohur nën vëzhgim, teksa dje u mor në pyetje nga Karabinierët e Njësisë Hetuese të Milanos.

Moment i vështirë për trajnerin leçez, i cili shpreson që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje e hidhur dhe t’i rikthehet qetësisë bashkë me familjarët e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!