Salianji, në “qelinë” e Belerit/ Pak më parë u nis drejt burgut të Fierit ku do të vuajë dënimin

schedule19:17 - 27 Shtator, 2024

schedule 19:17 - 27 Shtator, 2024

TIRANË- Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Ervin Salianji, në këto momente është nisur në shoqërinë e dy patrullave të policisë drejt Burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me një vit burg.

Gjykata e Apelit në Tiranë një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila e dënoi Salianjin me një vit burg për “kallëzim të rremë” për dosjen e njohur si “Babalja”.

Në Burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, i cili u shpall fajtor për blerje votash.

Sakaq, Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Në fund, Gjykata e Fierit vendosi që ta lirojë më kusht Fredi Belerin, pasi i kishin mbetur edhe gjashtë javë nga shlyerja e tij. Beleri u zgjodh si eurodeputet nga ana e Greqisë në Parlamentin Evropian./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!