Pasuria e pronarit të grupit të mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault, u rrit me 17 miliardë dollarë në 201 miliardë dollarë pasi banka qendrore e Kinës (PBoC) zbuloi një paketë masash stimuluese për të nxitur ekonominë.
Aksionet e LVMH u rritën me 9.9 për qind pasi investitorët besojnë se masat e reja ekonomike do të rrisin kërkesën kineze për mallra luksoze, raporton Bloomberg.
Pasuria e Arnaud, aktualisht njeriu i katërt më i pasur në botë, është pothuajse tërësisht i lidhur me 48 për qind të aksioneve të tij në LVMH.
Sipas listës aktuale të miliarderëve të Bloomberg, njeriu më i pasur në botë është ende sipërmarrësi amerikan Elon Musk me pasuri prej 268 miliardë dollarësh.
Në vend të dytë është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me një pasuri prej 214 miliardë dollarësh, ndërsa në pozitën e tretë është CEO i Meta, Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit llogaritet në 202 miliardë dollarë.
Lista përfshin bashkëthemeluesin e kompanisë teknologjike Oracle Larry Ellison – 181 miliardë dollarë, si dhe bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates me një pasuri prej 163 dhe ish-drejtorin e Microsoft Steve Ballmer 149 miliardë dollarë.
Në dhjetëshen e parë janë bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, 147 miliardë dollarë, investitori Warren Buffett (143 miliardë dollarë) dhe bashkëthemeluesi tjetër i Google, Sergey Brin (139 miliardë dollarë)./abcnews.al