‘Ndaloni vrasjen e fëmijëve’, protesta kundër Netanyahu-t në SHBA

schedule08:38 - 27 Shtator, 2024

schedule 08:38 - 27 Shtator, 2024

Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbërriti në Nju Jork të enjten përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të planifikuar për të premten në mëngjes, protestuesit kundër luftës në Gaza u mblodhën pranë selisë së OKB-së.

Ata u mblodhën pranë ndërtesës së OKB-së në Manhatan për të protestuar kundër mbërritjes së Netanyahut.

Ndërsa filloi të binte shi, një prej tyre iu drejtua turmës prej rreth 50 personash, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza dhe duke u thënë të pranishmëve se “Netanyahu do të gënjejë botën” të premten, ashtu si “ashtu si na gënjen ne izraelitët”.

“Ndaloni vrasjen e fëmijëve, përfundoni luftën, nënshkruani marrëveshjen, sillni pengjet në shtëpi,” vazhdoi ai “Nuk ka zgjidhje ushtarake.”

Të tjera protesta janë planifikuar për të enjten në mbrëmje, të premten dhe të shtunën.

/abcnews.al