Sulmet në Bejrut, ushtria izraelite: Vritet kreu i njësisë së forcave ajrore të Hezbollah

schedule16:49 - 26 Shtator, 2024

schedule 16:49 - 26 Shtator, 2024

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se kreu i një prej njësive ajrore të Hezbollahut është vrarë në sulmin e kryer në periferi në Bejrut.

Në një postim të publikuar në X, IDF thotë se “avionët luftarakë sulmuan Bejrutin dhe vranë Mohammad Hussein Surur”.

Lidhur me këtë reagim Hezbollahu ende nuk ka komentuar. Gjithashtu forcat e Mbrojtjes izraelite theksojnë se Surur iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe “drejtoi dhe komandoi” shumë sulme me dronë që synonin Izraelin.

Më herët ushtria izraelite bëri të ditur se do të vazhdojë sulmet në Bejrut.

/abcnews.al/