Zbulimi i varrezave historike në Shënmri/ Rama: Vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë kulturore

schedule14:23 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:23 - 25 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zbulimin arkeologjik në Shënmri të Tiranës,  ku u gjet një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.

Ai ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, ku e konsideron një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.

Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.

/abcnews.al