Të paktën 23 persona janë vrarë sot nga sulmet izraelite ndaj pesë fshatrave libaneze, dy prej të cilave ndodhen në zona malore larg bastioneve të Hezbollah, njoftoi ministria e shëndetësisë e vendit.
Dhjetra avionë luftarakë izraelitë sulmuan më shumë se 100 objektiva në të gjithë Libanin që nga orët e para të së mërkurës dhe po vazhdojnë t’i bombardojnë ato edhe tani, sipas deklaratës së IDF.
Më herët, ushtria izraelite njoftoi se po fillonte sulme “në shkallë të gjerë” në Libanin jugor dhe Luginën Bekaa, një bastion i Hezbollahut, disa orë pasi tha se kishte kapur një raketë të lëshuar nga lëvizja shiite libaneze në Tel Aviv.
/abcnews.al