Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku. Ankimimi u bë nga avokati i Kajmakut, Isuf Shehu, por togat e zeza vendosen ta rrëzojnë pretendimin e tyre. Ish-kryetari i bashkisë së Vorës vazhdon të jetë në arrati, qëkur ndaj tij është hapur një hetim.
Prokurori i çështjes Kolë Hysaj ka urdhëruar të gjithë noterët e vendit që nëse paraqitet Agim Kajmaku për të firmosur prokurën për avokatin, të njoftojnë menjëherë policinë, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Organi i akuzës e akuzon ish-krybashkiakun e Vorës për 3 vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve”, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
/abcnews.al