Zelensky në OKB/ Presidenti ukrainas: Kemi gati planin e paqes

schedule12:06 - 24 Shtator, 2024

schedule 12:06 - 24 Shtator, 2024

Pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi “Paktin për të ardhmen”, një nisëm kjo që synon të bëjë vendet bashkë për përballuar sfidat e shekullit të 21-të, problemi më i madh mbetet bashkimi i Kombeve që besojnë në qasje të ndryshme sa i përket të ardhmes. Në mesin e këtyre shteteve janë edhe Rusia me Ukrainën që ndodhen në një luftë me njëra tjetrën.

Duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se Kievi mbështet paktin për të ardhmen ndërsa u komentoi edhe Planin e tij të fitores që do të sillte fundin e luftës.

“Eshtë e rëndësishme që bota të punojë për të zhvilluar këtë vizion të përbashkët, për një të ardhme më të mire për njerëzimin.  Ukraina po përgatitet për një samit të dytë paqeje duke ecur me partnerët tanë hap pas hapi. Ne mbajmë Rusinë përgjegjëse për terrorin e saj por në formulën tone të paqes ne po i trajtojmë të gjitha pikat duke përfshirë lirimin e të burgosurve dhe rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Ftoj të gjitha kombet dhe lidervt që të mbështesin nismën dhe përpkjejet tona për të të ardhme të drejtë dhe paqësore. Putin na ka vjedhur shumë gjëra përgjatë viteeve të funidit, por unë jam i sigurtë se ai nuk do të vjedhë kurrë të ardhmen e Botës.”

Ndonëse Pakti për të Ardhmen është miratuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, Moska ka treguar qarte se refuzon ta zbatoje ate. Duke folur të hënën në Nju Jork në takimin e Samitit të së Ardhmes, Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Vershinin tha se “duam të theksojmë se dokumentet e rezultateve të samitit nuk i imponojnë asnjë detyrim Federatës Ruse sipas dispozitave që nuk janë arritur konsensus”.

Pakti për të Ardhmen që Miratua nga Asambleja e Kombeve të Bashuara synon të bëjë botën bashkë për të trajtuar sfidat e shkullit të 21-të nga ndryshimi I Klimes dhe Inteligjenca Artificiale deri tek përshkallëzimi I konflikteve dhe rritja e pabarazisë dhe varfërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!