Presidenti iranian: Libani nuk duhet të bëhet “një Gaza tjetër në duart e Izraelit”

schedule10:55 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:55 - 24 Shtator, 2024

“Sulmet e gjera të Izraelit ndaj Hezbollahut në Liban janë “një krizë njerëzore dhe humanitare” që rrezikon ta çojë rajonin në një konflikt më të gjerë.”

Kështu u shpreh presidenti i ri i Iranit Masoud Pezeshkian, për CNN.

Pezeshkian paralajmëroi se ngjarjet mund të shndërrohen në një konflikt rajonal, i cili “mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen e botës dhe vetë planetit Tokë, ndaj ne duhet të parandalojmë aktet e vazhdueshme kriminale që kryhen nga Izraeli”.

Hezbollahu është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme të Lindjes së Mesme. SHBA beson, megjithatë, se Izraeli e ka dobësuar ndjeshëm grupin në sulmet e javës së fundit.

Hezbollahu është pjesë e një aleance të udhëhequr nga Teherani që përfshin Jemenin, Sirinë, Gazën dhe Irakun që ka sulmuar Izraelin dhe aleatët e tij që nga fillimi i luftës me Hamasin./abcnews.al