Zgjedhja e frutave dhe agrumeve bazuar në sezonin e tyre, përveçse një opsion shumë më i shijshëm, ka edhe përfitime të tjera që lidhen me shëndetin. Vjeshta është koha e vitit kur natyra ofron një përzierje të fuqishme frutash të pasura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në shëndetin e mirë.
Mjeku alternativ, Hysni Dakshi, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, foli për disa nga frutat e stinës që duhet të konsumoni. Ai tha se konsumimi i shegës, i kombinuar me panxhar të kuq, ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Molla jeshile cilësohet si “fruti i artë” pasi ndihmon për shumë sëmundje.
Hidet gjithashtu kanë veti të jashtëzakonshme. Sipas mjekut alternativ ata mund të përdoren kundër qelizave kancerogjene në qafën e mitrës apo zorrën e trashë. Kanë 20 përqind më shumë vitaminë C sesa çdo agrume tjetër. Bërthamat e hideve mund të përdoren gjithashtu në formë çaji.
“Shega është një antioksidant të fuqishëm për pastrimin e gjakut dhe të mëlçisë. Meqenëse është antioksidant i fuqishëm, bën pastrim total të mëlçisë së zezë kur njerëzit kanë probleme me alkolin, drogën etj. Sa kur të përdorim disa muaj ilaçe, mund të përdorim një kombinim shege me panxharin e kuq dhe bën pastrim të mëlçisë dhe të gjakut. E kam bërë provë te disa pacientë dhe kur kanë bërë analizat, janë çuditur edhe mjekët. Konsumoni lëngun e një kokrre shege në mëngjes dhe në darkë para buke me panxhar. Në mëlçi, nxjerr edhe gurët e vegjël. Bukura e fytyrës vjen edhe nga shega.
Molla jeshile është frut i artë sepse ka plot vitamina, minerale, hekur. Është e mirë për sëmundjet e zemrës dhe për tretjen e e gurëve në veshka dhe tëmth, sidomos për diabetikët e tipit 2. Ka veti që të shkrin yndyrnat, rregullon kolesterolin e mirë, ul të keqin. Me mollën jeshile mund të kurojmë shumë sëmundje që nga diabeti, gurët në veshka, i përkryer për aneminë dhe për ata që kanë dhimbje koke. Mund të konsumoni një kokërr esëll në mëngjes.
Hide ndihmon në qelizat kanceroze në qafën e mitrës, dhe në zorrën e trashë. Ka mbi 20 përqind më shumë se çdo agrume tjetër vitaminë C. Edhe bërthamat që përdoren për çaj sepse janë të mira për ëkurën, hidratimin dhe për njerëzit që digjen në diell. Meqenëse përmban vitaminën C, K, B2, B3 dhe është oksidant i fuqishëm dhe shërben për një gamë të gjerë sëmundjesh.
Pjeshka ka shumë fibra, është anti oksidant, ka vitamina, minerale dhe shërben për pastrimin e gjakut.
Kajsia është frut i mrekullueshëm. Bërthama ka B17, e cila kuron tensionin e zemrës, kancerin dhe zemrën. Gjatë kohës që janë të pjekura, konsumojnë shumë kajsi dhe ruajnë bërthamën përgjatë dimrit. Kam marrë edhe ilaç nga bërthamat e kajsisë, vaj që është edhe për qelizat kanceroze. Derisa në treg nuk ka nga vitamina 5 deri te 512, e jap në formë vaji. Dy lugë çaj në mëngjes dhe në darkë.”, u shpreh mjeku alternativ./abcnews.al

