Edoardo Reja i jep fund dilemave për të ardhmen, pasi ka folur së fundmi për Radiosei në Itali. Deklarata e tij heq të gjitha dyshimet, edhe pse akoma në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk kanë dalë me një komunikatë.
Reja, mes të tjerash ka thënë: “Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh. Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet në aspektin futbollistik dhe nëse do të jem trajneri më i vjetër në qarkullimi, edhe unë do të isha i kënaqur”.
“Ky është një vend i gjallë, ku gëlon jeta, i banuar nga njerëz që kanë shumë konsideratë për ne italianët. Ndoshta besojnë tek ne më shumë seç besojmë ne te vetja”, është shprehur në mbyllje Reja. /abcnews.al