Hamasi lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmin “brutal” izraelit në Bejrut të premten, ku u vranë disa persona, mes të cilëve edhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil.
Në deklaratë, Hamasi deklaroi se “dënon sulmin brutal dhe terrorist” nga Izraeli, duke shtuar se sulmi i së premtes është “një përshkallëzim i krimeve” të Izraelit në Liban.
Ushtria izraelite konfirmoi vrasjen e Ibrahim Aqil ndërsa shtoi se bashkë me të u vranë edhe disa komandantë të tjerë të Hezbollahut.
“Ky eliminim synon të mbrojë qytetarët e Izraelit,” tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagarinë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se Izraeli nuk po kërkon përshkallëzim rajonal./abcnews.al