Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”.
I riu përshtati ambientet e lokalit për shitje të dozave të kanabisit. Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan edhe 180 doza kanabisi dhe një shumë parash, që u gjetën në lokal dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.