Ylli i Arsenalit nuk rinovon, Barcelona bëhet gati

schedule22:19 - 20 Nëntor, 2019

schedule 22:19 - 20 Nëntor, 2019

Ylli i Arsenalit, Pierre Emerick-Aubameyang, nuk pranon të rinovojë kontratën e tij me “Topçinjtë”, për shkak të situatës kaotike që po kalon klubi londinez. Shumë lojtarë të Arsenalit janë kundër trajnerit Unai Emery dhe flitet se Aubameyang është një prej tyre.

Sulmuesi nga Gaboni u bë dhe kapiten i Arsenalit pas incidentit të Granit Xhakës me tifozët, por kjo gjë nuk i ka ndërruar mendjen sa i takon së ardhmes së tij. Aubameyang nuk po rinovon dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

Nëse sulmuesi 30-vjeçar nuk rinovon, “Topçinjtë” do të detyrohen ta shesin në verë, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbasin me parametra zero 12 muaj më vonë. Barcelona është gati të paguajë për Aubameyang, duke parë dhe moshën madhore të Luis Suarez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!