Italia është tronditur nga një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh dhe baruti në Mesina të Italisë. 5 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Mes viktimave është edhe gruaja e pronarit, Venera Maxeo 71 vjeçe, ndërsa një person rezulton i humbur.
Mediat italiane raportojnë se në zonë u dëgjua një zhurmë dhe menjëherë pas saj një më e fortë, duke shkaktuar panik te banorët. Shpërthimi ka ndodhur të mëkurën rreth ores 16:30, teksa brenda fabrikës kishte ende punëtore që po saldonin disa dyer.
Në spital po marrin ndihmë djali i pronarit të fabrikës së fishekzjarreve Bartolomeo Kosta, 37 vjeç dhe Antonio Banjato, të dy me plagë të rënda.
Familja Costa prodhon fishekzjarre të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë dhe gjithashtu organizon shfaqje piroteknike për individë ose organe publike. /abcnews.al