Guterres: Asgjë nuk justifikon sulmet shkatërruese ndaj palestinezëve

schedule09:49 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:49 - 17 Shtator, 2024

“Asgjë nuk e justifikon dënimin kolektiv nga Izraeli ndaj popullatës së Rripit të Gazës, e cila po duron vuajtje të “paimagjinueshme”, tha  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Natyrisht, ne dënojmë të gjitha aktet terroriste të Hamasit, si dhe rrëmbimin e pengjeve, por, në çdo rast, e vërteta është se asgjë nuk justifikon dënimin kolektiv të popullatës palestineze, të cilën e shohim në mënyrë dramatike në Gaza”, nënvizoi ai, duke iu referuar vdekjes, shkatërrimit, urisë dhe sëmundjeve me të cilat përballen banorët e enklavës bregdetare të rrethuar.

“Mungesa e fondeve për misionin e mbështetjes shumëkombëshe të sigurisë, të cilin Kenia ka pranuar ta udhëheqë për të ndihmuar policinë në Haiti të përballet me fatkeqësinë e aktivitetit të bandave, është “absolutisht e papranueshme”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres/

“Kur ka një luftë, paratë gjenden, kur kemi një krizë financiare, ose kur bankat duhet të shpëtohen, paratë gjenden.

Kur një popull i tërë po vuan një situatë kaq të dëshpëruar dhe ne kemi nevojë për një sasi relativisht të vogël, mendoj se është absolutisht e papranueshme që këto para të mos gjenden”, tha  Guterres.

/abcnews.al