Është padyshim një prej rivaliteteve më “të nxehta” të Evropës dhe padyshim më “i nxehti” në Francë.
Skuadrat e Paris Saint-Germain dhe Olympique Marseille, nuk i kanë patur kurrë “marrëdhëniet” e mirë me njëra-tjetrën, kjo dhe për faktin se janë dy prej klubeve më të miranë historinë e Francës, megjithatë duket se këtij rivalitet do t’i hedhë “benzinë” një prej “yjeve” të Kombëtares së “Gjelave”.
Bëhet fjalë për “shkatërruesin” francez, Adrien Rabiot, i cili që prej mbarimit të kontratës së tij, te Juventus është pa skuadër dhe projekti i De Zerbi dhe drejtuesve të Marseille, duke se ka mahnitur aq shumë 29-vjeçarin, i cili ka vendosur të firmosë me rivalët e ish-skuadrës së tij.
Sa i përket kontratës, ende nuk janë zbuluar të gjitha detajet se sa do të përfitojë dhe se sa afatgjatë do të jetë qëndrimi i Rabiot në “Velodrome”, ama ajo çka dihet deri më tani është se “klasikja” franceze, mes PSG e Marseille do të ketë një arsye më shumë, për të qenë edhe më luftarake këtë sezon. /i.m /abcnews.al