“Venecia” do vulosë Xhaçkën”/ Peleshi: Presim dhe zbatojmë opinionin e saj për mandatin e deputetes. Meta: Votimi i Kuvendit, puç ndaj kushtetutës

schedule10:21 - 16 Shtator, 2024

schedule 10:21 - 16 Shtator, 2024

Çështja “Xhaçka” do të mbetet pezull, deri sa ekspertët e Komisionit të Venecias do të qartësojnë pikëpyetjet e socialistëve, që janë nisur zyrtarisht përmes një letre për Opinion të kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali.

“Kishim një paqartësi, kush prevalon deputetët apo një vendim gjykate.” tha Peleshi.

Edhe pse ardhja e këtij opinoni mund të mos jetë afër në kohë dhe partitë kanë fushatën për Parlamentin e pas 2025, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, thotë se fjala e ekspertëve të Venecias, do të vulos çështjen e mandatit të “Xhaçkës”, do të shkojë apo jo në Kushtetuese, por do të shërbejë dhe për të ardhmen, në raste të ngjashme.

“Të mos e paragjykojmë këshillën e Venecias, ne do e zbatojmë”.

A ishte rruga për në Komisionin e Venecias, një mënyrë për të shpëtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Peleshi e hedh poshtë një ide e tillë.

“Jo…nuk ka të bëjë me emra personal. Kush ikën, zëvendësohet po nga lista e PS.”

Por vendimi i socialistëve në Parlament të enjten, vijon të kritikohet nga opozita.

Vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, dhe  konfirmim i asgjësimit total të shtetit të së drejtës nga mafia në pushtet.”

Madje, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri një thirrje për ekspertët e Komisionit të Venecias.

” I bëj apel Komisionit të Venecias, të refuzojë kurthin e Edi Ramës për të justifikuar puçin shumë të rëndë ndaj Kushtetutës që kreu në Kuvend.”

Vendimi i PS-së u kritikua nga faktori ndërkombëtar të premten, kur u nis letra për në Komisionin e Venecias, duke thënë Parlamenti duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që ka kërkuar dy herë në këto dy vite shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës./abcnews.al