Disa persona humbën jetën gjatë natës ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin La Mansh nga Franca në Angli, sipas zyrtarëve francezë.
“Disa emigrantë humbën jetën,” tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave.
Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze, shkruan BBC
Incidenti i 3 shtatorit ishte humbja më vdekjeprurëse e jetës në Kanal këtë vit. Autoritetet detare në Francë thanë se 200 njerëz u shpëtuan në një periudhë 24 orëshe gjatë të premtes dhe të shtunës.