Zgjedhjet amerikane dhe ndikimi në Kosovë, Canaj: SHBA synon ruajtjen e stabilitetit!

schedule16:27 - 11 Shtator, 2024

schedule 16:27 - 11 Shtator, 2024

Ekonomia, emigracioni, aborti si dhe politika e jashtme, ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në debatin e zhvilluar mes Kamala Harris dhe Donald Trump, të martën.

Diplomati Blerim Canaj më një intervistë në emisionin “Balkan Update”, në ABC News, ndërsa komentoi rëndësinë e këtij debati, duke u shprehur se fituesi e këtij debati ishte Harris, u ndal edhe tek ndikimi i zgjedhjeve amerikane në Kosovë. Ai u shpreh se ka një strategji afatgjate të politik bërjes dhe që ndryshon nga ajo e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij çfarëdo rezultati që do të kenë zgjedhjet, nuk beson se do të ndryshojë diçka në politikën e SHBA.

“SHBA funksion me strategji afatgjate të politik bërjes. Kushdo që të vijë, primare janë interesat shtetërore të Amerikës dhe me instalimin e administratës, natyrisht do të vendosë edhe prioritete. Nuk besoj që do të ketë ndryshim, por e mendoj që do të ketë vendimmarrje më të shpejtë. Jemi mësuar me teknologjinë e Republikanëve që marrin vendime më shpejt se sa demokratët. Duke mos tentuar që të vendoset qetësi pa rreziqe. Vendimet e shpejta ndoshta mund të jenë të pakëndshme, por kur flasim se nëse do të ndryshojë politika amerikanë në raport me Kosovën, nuk e besoj. Sepse SHBA funksionon më ndryshe nga sa funksionojnë shtetet ballkanike. Por gjithashtu nuk e kanë luksin që të humbin ndikimin. Nuk besoj se do të ndryshojë diçka në politikën e jashtme të SHBA”, tha Canaj.

/abcnews.al/