Tajfuni Yagi shkakton mbi 150 të vdekur në Vietnam

schedule12:14 - 11 Shtator, 2024

schedule 12:14 - 11 Shtator, 2024

Më shumë se 150 persona humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi, kryesisht në pjesën veriore të Vietnamit, i cili u përfshi nga përmbytjet e mëdha, ndërsa edhe vendet fqinje raportuan për viktima.

22 persona kanë humbur jetën dhe 73 rezultojnë të zhdukur për shkak të rrëshqitjeve të dheut në një fshat në provincën Lao Cai të Vietnamit.

Më shumë se dy ditë pas goditjes nga tajfuni, Vietnami është ende duke luftuar me efektet e Yagi, i cili goditi pjesën veriore të vendit të shtunën dhe të dielën me shira dhe erëra prej më shumë se 150 kilometra në orë.

Autoritetet vietnameze kanë njoftuar gjithsej 143 të vdekur dhe 58 të zhdukur, pa sqaruar megjithatë nëse ky numër përfshin viktimat e rrëshqitjes së dheut në Lao Cai.

Gjashtëmbëdhjetë provinca dhe qytete janë ende në rrezik nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, megjithëse disa media raportuan se ujërat kanë filluar të tërhiqen në disa zona malore.

/abcnews.al