Këtë vit, ylli i filmit “Skënderbeu” që ka portretizuar Mamica Kastriotin, Adivie Alibali festoi 90-vjetorin e lindjes. Ndonëse, ka kaluar shumë sfida në jetë, nga internimi për 15 vjet dhe deri te vështirësitë ekonomike, ajo vazhdon të duket më në formë se kurrë.
Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, Adivija nuk nguroi të zbulonte dhe sekretin e bukurisë së saj, i cili ka bërë që pamja e saj të mos njoh moshë.
“Prindërit e mi, veçanërisht nëna ime, e kanë pasur si veza fytyrën. E para, lakrat që kam ngrënë 15 vjeç dhe e dyta, këpuca dhe lëkura, po nuk i vure bojë, fillon rrudhet, ashtu rrudhet dhe lëkura e fytyrës. Unë vendos një krem në darkë, ose mbas banjos, vazhdimisht dhe në internim, unë merrja ujin që dilte nga ullinjtë. Me ujin e ullinjve e lyeja dhe e mbaja. Domethënë, gjithë jetën e kam mbajtur fytyrën me diçka zbutës. Kjo është sekreti”, tregoi aktorja./abcnews.al