Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë komandantët e lartë të Hamasit që vepronin në një seli që ata kishin ngritur në një zonë të caktuar humanitare në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
“Këta terroristë ishin të përfshirë drejtpërdrejt në masakrën e 7 tetorit dhe së fundmi kanë qenë aktivë në kryerjen e aktiviteteve terroriste,” tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Gjithashtu, ushtria izraelitet tha se numri i viktimave të njoftuara nga autoritetet e Hamasit në Rripin e Gazës “nuk përputhet me informacionin që ka IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), municionet precize të përdorura dhe saktësinë e goditjes”.
Sipas ushtrisë izraelite, ata të shënjestruar në sulm përfshinin krerët e njësisë ajrore të Hamasit dhe departamentin e vëzhgimit dhe objektivit të lëvizjes islamike palestineze.
/abcnews.al