Viti i ri shkollor/ Drejtoresha e shkollës “Ardian Klosi”: Synimi, të jemi më gjithëpërfshirës e të presim më shumë nxënës

schedule10:20 - 9 Shtator, 2024

schedule 10:20 - 9 Shtator, 2024

Rreth 350 mijë nxënës i rikthehen këtë të hënë shkollës, ku 28 mijë prej tyre do të ulen në banka për herë të parë.

Drejtoresha e shkollës “Ardian Klosi” në Tiranë, Jetmira Ibro thotë se në këtë shkollë janë kryer ndërhyrjet e nevojshme dhe është gati që nxënësit të zhvillojnë mësimin me standardet bashkëkohore.

Ibro u shpreh për ABC News, se synimi i kësaj shkolle, është që të jetë më gjithëpërfshirëse dhe të presë më shumë nxënës.

“Janë bërë ndërhyrjet e nevojshme. Zona, është në zhvillim e sipër, i është nënshtuar një ndryshimi drastik. Ne kemi mirëpritur fëmijët e këtyre banorëve, do vijojmë t’i presim edhe në vitet në vazhdim. E veçanta e shkollës tonë, krijimi i një klime miqësore dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i kësaj shkolle ka qenë kjo, të gjithë të gjejnë hapësira në shkollën tonë. Duke qenë se është zonë në zhvillim, ky fenomen ka qenë, banorët lëvizin për arsye të ndryshme. Kemi pasur lëvizje, jo shumë të konsiderueshme. Shkolla jonë, kemi 410 nxënës, ka kapacitet për rreth 500 nxënës. Mesatarja për klasë është 22-23 nxënës. Do i bëja thirrja prindërve, të punonin pak më shumë fëmijet e tye, të kenë kontroll për rrjetet sociale. Edukimi duhet të fillojë në fmailje dhe të vijojë më pas në shkollë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!