Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës është tashmë në muajin e dymbëdhjetë, ndërsa bombardimet kanë vazhduar pandërprerë, dhe pa asnjë shpresë se do të arrihet një marrëveshje.
Arritja e shpejtë e armëpushimi do të shoqërohej me lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në qendrat e paraburgimit izraelit.
Konflikti i armatosur, i shkaktuar nga një inkursion i paprecedentë i krahut ushtarak të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe ka shkaktuar fatkeqësi humanitare.
“Njëmbëdhjetë muaj… Mjaft. Askush nuk mund ta durojë më këtë. Njerëzimi duhet të fitojë. Ndaleni luftën tani”, tha në një reagim në platformën X, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini.
Pavarësisht përpjekjeve disamujore të ndërmjetësve, Katari, Egjipti, SHBA dhe presioni i ushtruar për të arritur një marrëveshje dhe për të liruar pengjet, palët ndërluftuese mbeten ende pas dhe fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e negociatave indirekte.
/abcnews.al/