Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arrihet akordi mes klubeve, Jasir Asani kërkohet me ngulm në La Liga

schedule21:36 - 7 Shtator, 2024

schedule 21:36 - 7 Shtator, 2024

Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropës, teksa pritet të largohet, nga koreanët e Gwangju, menjëherë sapo të përfundojë, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024, me 29-vjeçarin nga Shkupi, i cili e ka prerë tashmë “biletën” e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të “Legjionarit” dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.

Megjithatë, mediat spanjolle nuk janë të vetmet që konfirmojnë këtë lajm, pasi disa media të lidhura me klubin e Gwangju, në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin dhe kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani dhe me eleminimin e Kombëtares, që në fazën e grupeve, skuadra e Las Palmas është hedhur në sulm ku ka gjetur akordin klubin dhe tashmë pritet vetëm firma e 29-vjeçarit, me skuadrën e tij të re. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!