Sulmet izraelite në Gaza, vriten 12 palestinezë

schedule15:38 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:38 - 6 Shtator, 2024

12 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Në Nuseirat, një nga tetë kampet më të mëdha të refugjatëve të territorit, humbën jetën një grua dhe dy fëmijë.

Ndërsa tetë të tjerë u vranë në dy sulme të tjera në Gaza, sipas mjekëve.

Njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të luftës, diplomacia deri më tani nuk ka arritur të përfundojë një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit dhe për lirimin e pengjeve izraelitë si dhe shumë palestinezë të burgosur në Izrael.

Dy palët ndërluftuese vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e përpjekjeve të ndërmjetësve, duke përfshirë Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA po përgatitet të paraqesë një propozim të ri armëpushimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por perspektivat për një përparim mbeten të zbehta pasi hendeqet midis palëve mbeten të mëdha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!