Rritet rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë/ BSH: Në korrik arrin në nivelin 5.7 miliardë euro

schedule14:09 - 6 Shtator, 2024

schedule 14:09 - 6 Shtator, 2024

SHQIPËRI– Rezerva valutor e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord gjatë verës.

Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë rezulton se në Korrik totali i rezervës valutore arriti në 5.7 miliardë euro. Ky nivel u ndikua nga blerjet e sasisë së valutës në treg nga Banka Qendrore për efekt të rezervës valutore por njëkohësisht edhe si një masë për  të mbajtur stabël nivelin e kursit të këmbimit. Banka Qendrore ka shtuar vlerën e tërheqjes së valutës sidomos pas muajit prill të këtij viti.

Euro preku nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në vend duke u këmbyer me rreth 99 lekë gjatë gushtit. Por pavarësisht blerjeve më të mëdha nga Banka e Shqipërisë duket se kjo nuk ka dhënë efekt.

Banka e Shqipërisë e argumenton këtë ecuri të kursit  me flukset e larta hyrëse për shkak të turizmit, remitancat apo investimet. Pas një forcimi të lehtë disa ditor monedha europiane ka humbur përsëri pikë kundrejt lekut shqiptar. Nëse shohim statistikat rezulton se rezerva valutore ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar për këtë vit.

Sipas kalendarit të ndërhyrjeve rezulton se Banka e Shqipërisë ka realizuar rreth 13 ankande për blerjen e  eurove deri në fund të korrikut  ndërsa deri në fund të vitit parashikohet të tërhiqet nga tregu 250-330 milionë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!