Juventusi siguron firmën, rinovon me senatorin e mbrojtjes!

schedule16:46 - 19 Nëntor, 2019

schedule 16:46 - 19 Nëntor, 2019

Skuadra e Juventusit ka arritur të bindë mbrojtësin Leonardo Bonuçi që të rinovojë kontratën edhe për një vit. Kontrata aktuale e mbrojtësit italian, skadonte në vitin 2023, por me firmën e vendosur sot, do të jetë deri në vitin 2024 lojtar i bardhezinjve.

Sezonin e shkuar, Bonuçi fitoi kampionatin Serie A dhe Kupën e Italisë me Juventusin. 32-vjeçari është prej shumë vitesh pjesë e Juventusit, por pati dhe një aventurë 1 vjeçare te Milani, sezonin 2017/18. Me fanellën bardhezi, italiani ka shënuar një gol këtë sezon, ndërsa edicionin e shkuar, tre të tillë.

Bonuçi është një lider i vërtetë te Juventusi dhe pas firmave të Szczesny dhe Cuadrado, “Zonja e Vjetër” ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!