Celine Dion flet për jetën e saj private

schedule16:24 - 19 Nëntor, 2019

schedule 16:24 - 19 Nëntor, 2019

Të hënën, këngëtarja u intervistua nga Watch What Happens Live dhe u pyet në lidhje me jetën e saj private ndërsa u përgjigj disa pyetjeve të fansave. Kur u pyet nëse ajo mendon të martohet përsëri pas vdekjes së burrit të saj René Angélil dhe nëse ajo ka dikë në jetën e saj, Celine dha përgjigjen më të mirë për shikuesit kuriozë.

“Të gjithë ma bëjnë shpesh këtë pyetje,” u përgjigj ajo. “Unë nuk kam të dashur. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kem dikë në jetën time.

Nëse e bëj, do të jetë diçka e bukur. Nëse nuk e bëj, kjo do të jetë akoma dhe më e bukur “.

Në fakt, Celine tha se zemra e saj vazhdon të rrahë akoma për burrin e saj të ndjerë, i cili ndërroi jetë në moshën 73 vjeç në vitin 2016.

“Unë jam akoma e dashuruar”, tha ajo. “Unë kam jetuar gjithë jetën time me Renen, ai është akoma në zemrën time. Unë e shoh atë përmes syve të fëmijëve të mi çdo ditë. Unë jam aq e apasionuar pas jetës dhe kam fat që kam tre djem kaq  të bukur.
Por, nëse Celine e gjen përsëri dashurinë, ajo i premtoi  Andy Cohen se  do të jetë e para që do t’i njoftojë të gjithë. “Nëse do të kisha dikë në jetën time, do t’ju tregoja sepse kam qenë një libër i hapur gjatë gjithë jetës sime,” tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!