Janë mbyllur dy sfidat kualifikuese të Euro U19, ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Si kuqezinjtë tanë, ashtu dhe dardanët, janë mposhtur në sfidat e tyre. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 2-4 nga Islanda. Edhe pse kaluam në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutave të para, të besuarit e Nevil Dedes nuk ia dolën të ruanin fitoren, pasi Islanda përmbysi gjithçka duke shënuar katër herë.
Fillimisht, Barkason dhe Thorvaldson barazuan në pjesën e dytë, ndërsa sulmuesi ynë, Broja, u ndëshkua me karton të kuq në minutë ne 68-të. Ky karton ndikoi menjëherë në rezultat, pasi Islanda shënoi dhe dy gola të tjerë. Shqipëria i mbyll këto kualifikuese pa asnjë fitore dhe me zero pikë.
Edhe Kosova është mposhtur me dy gola diferencë. Uellsi ishte shumë i fortë për dardanët, të cilët u mposhtën me rezultatin 0-2. Pinchard dhe Ëilliams shënuan për kombëtaren britanike./abcnews.al
Kualifikuese, Euro U19
SHQIPËRI-ISLANDË 2-4
Çuni 23′, Ndrecka 30′ / Barkarson 51′, Thorvaldson 68′, Gudjonhsen 74′, Gunnarson 78′
Shqipëria U19: Dabjani, Shiba, Hoxha (Bullari 78′), Shima, Pici, Ndrecka (Karricka 78′), Sadikaj, Beqja, Çuni, Dorba, Broja
Islanda U19: Andrésson, Valgeirsson, Barkarson, Baldursson, Thorvaldsson, Gudjohnsen, Ingason, Stefansson, Gíslason, Johannesson, Kjartansson
KOSOVA-UELLS 0-2
Pinchard 45+1′, Williams 76′
Kosova: Terziu, Bytyqi, Sadriu, Pllana, Zyba (Krasniqi 56′), Asani (Berisha 53′), Prapashtica, Halili (Demolli 46′), Morina, Uka (Halabaku 78), Tusha (Aliu 77′).
Uellsi: Webb, Williams, Bowen, Astley, Boyes, Pearson (Hughes 86′), Smith, Adams, Pinchard (Davies 79′), Evans, Griffiths (Norton 86′)
Kartonë të verdhë: Pllana 61′, Morina 88′ / Pearson 35′, Astley 42′