Donald Trump pritet me vërshëllima në Atlanta

schedule13:56 - 9 Janar, 2018

schedule 13:56 - 9 Janar, 2018

Presidenti amerikan është pritur me vërshëllima nga tifozët gjatë finales së futbollit amerikan ndërmjet ekipeve të Alabamës dhe Xhorxhia. Tifozët  u detyruan të prisnin nën shi mbërritjen e tij. Mediat amerikane raporuan se një kor brohërimash shoqëroi presidentin kur ai doli në fushë për të kënduar himin kombëtar. Ndërkohë Trump është akuzuar nga disa media në vend se punon pak dhe kalon kohën e tij në tuiter, televizion dhe telefon.

Presidenti Trump, është pritur me vërshëllima dhe brohoritje në Atlanta gjatë ndeshjes finale të futbollit amerikan ndërmjet Alabamas dhe Xhorxhias. Protestat e tifozëve nisën që jashtë stadiumit, hyrjet e të cilit ishin bllokuar për arsye sigurie para se të mbërrinte presidenti. Koreve të protestuesve të cilët ishin organizuar për t’u takuar përpara stadiumit “Mercedes Benz” i janë bashkuar edhe tifozët.

Pavarësisht thirrjeve dhe britmave të shumta, që përfshinë staduimin, presidenti amerikan nuk ka reaguar dhe këndoi disa strofa të himnit kombëtar duke mbajtur dorën në zemër.

Mediat raportuan se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të të dy ekipeve ofenduan presidentin. Qytetarët e Atlantas nuk i kanë harruar fjalët e Trump një vit më parë, kur disa ditë para inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë ai foli për një qytet “në gjendje të keqe”, “të coptuar” dhe të “infektuar me nga kriminelët”.

Sipas mediave amerikane, Trump ka filluar të punojë gjithnjë e më pak, ka takime gjithnjë e më pak zyrtare gjatë ditës dhe shpenzon shumë kohë në banesën private. Agjencia e lajmeve Axios, theksoi se ka marrë disa kopje të axhendës personale të presidentit, sipas të cilës ai nuk bën më shumë se dy takime në ditë. Trump nga ana e tij akuzonte shpesh Obamën, për pushime të tepruara dhe ish rivalen demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, se kishte pak energji. Sipas, Axios, axhenda e Trump nuk ka qenë kështu në ditët e para të administratës pro ka ndryshuar kohët e fundit./abcnews.al