AMERIKË E JUGUT– Autoritetet në Guajana njoftuan se kanë bllokuar 3.6 tonë kokainë, të gjetur në një xhungël, pranë kufirit me Venezuelën.
Sipas AP, kjo sasi droge konsiderohet më e madhja në historinë e fundit të vendit të Amerikës së Jugut dhe ministri i Sigurisë, Robson Benn, u tha gazetarëve se ai vlerëson se droga kap vlerën e të paktën 200 milionë dollarëve.
Droga u gjet e futur në gropa në rajonin veriperëndimor të Guajanës dhe policia ka arrestuar një të dyshuar. Ajo pohoi se po kërkon dy persona të tjerë, që u larguan nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe ushtria e Guajanës, së bashku me Agjencinë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), u përfshinë në operacion. “Ne jemi mirënjohës që kemi DEA-n me ne duke shkëmbyer informacione dhe inteligjencë.
“Guajana është “viktimë” e këtij aktiviteti të paligjshëm. Ne nuk prodhojmë kokainë dhe nuk e transportojmë atë”, tha Ben.
Droga u sekuestrua në një zonë ku policia ka gjetur anije të improvizuara nënujore të fshehura në xhungël vitet e fundit dhe zyrtarët nuk janë të sigurt nëse mjetet lundruese ishin përdorur në të vërtetë, por thanë se ato do të rrisnin mbikëqyrjen në rajon./ abcnews.al