Siguria detare/ Policia kufitare, kontrolle në vijën bregdetare Vlorë – Orikum për mjetet lundruese: Mbani jelekët e shpëtimit

schedule14:14 - 31 Gusht, 2024

schedule 14:14 - 31 Gusht, 2024

Policia kufitare e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në vijën bregdetare Vlorë – Orikum për mjetet lundruese.

Pas kontrollove të realizuara, policët kanë këshilluar të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të përdorin jeleket e shpëtimit.

Policia apeloi që çdo person apo subjekt që operon në itenerarin Sazan-Karaburun duhet të ketë me vete jelekët e shpëtimit për çdo turist si dhe kontrolloi kapacitet për çdo mjet detar nëse marrin më shumë persona në bord se sa numri i lejuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!