Lufta në Ukrainë/ Me burrat në vijën e parë, gratë vëzhgojnë qiellin gjatë natës për dronët rusë

schedule12:01 - 31 Gusht, 2024

schedule 12:01 - 31 Gusht, 2024

Të bashkuar për të mbrojtur vendin. Nuk janë të pakta rastet kur gratë ukrainase i janë rreshtuar forcave për tu përballur me armikun. Kur sirena paralajmëruese të sulmit ajror dëgjohen gjatë natës, gratë nxitojnë për të parandaluar dronët.

Një nga ato është edhe 27 vjeçarja Angelina, e cila ka 2 muaj që i është bashkuar njësisë së lëvizshme të mbrojtjes ajrore. Ajo ka arritur të mësojë përdorimin e pajisjeve luftarake si dhe mitralozit kundërajror.

Nën një pozicion me pemë pranë periferisë Bucha të Kievit, ajo dhe njësia e saj me pesë gra montuan armën, kontrolluan zonën dhe pritën.

Cicërima e kriketave mbushi heshtjen derisa droni Shahed i lëshuar nga Rusia u rrëzua. Rrëzimi i një droni sjell një gëzim të vërtetë për Angelinën.

Kjo do të thotë që unë mund të jap të paktën një kontribut të vogël për faktin që nëna ime fle e qetë, që vëllezërit dhe motrat e mia të shkojnë në shkollë dhe ata të mund të takojnë miqtë e tyre pa frikë, në mënyrë që bijtë e mi të rriten nën një qiell relativisht të qetë”, tha Angelina, anëtarë e njësisë mbrojtëse

Gratë po i bashkohen gjithnjë e më shumë njësive mobile vullnetare përgjegjëse për rrëzimin e dronëve rusë që terrorizojnë civilët ukrainas dhe infrastrukturën energjetike, ndërsa më shumë burra dërgohen në lindje në vijën e parë.

Anxhelina u regjistrua në ushtri së bashku me shoqen e saj olena në qershor. Të dyja janë mjeke.

Angelina, një anesteziologe, e takoi të dashurin e saj në spital ku po shërohej nga një plagë luftarake në këmbë. Duke parë numrin e ushtarëve të plagosur ukrainas ishte një arsye që ajo vendosi të dilte vullnetare.

“Unë punoj në një spital me ushtarakë që vijnë relativisht nga vija e frontit, domethënë kur mbërrijnë në spital është dita e tretë deri në të pestën pas plagosjes. Dhe i shihni sytë e këtyre djemve, plot jetë. Mirëpo ata kanë lëndime të rënda”, tha ajo.

I dashuri i Anxhelinës shqetësohet sa herë që ajo është në detyrë dhe bie alarmi i sulmit ajror.  Ai i dërgon mesazhe asaj, “ki kujdes” dhe kur mbaron, “më shkruaj” – pavarësisht se është shumë më e frikshme në vijën e parë.

Sulmet me dron ruse janë zakonisht më intensive gjatë natës. Njësia mbrojtëse e sulmeve me dronë kalon netë të tëra duke qëndruar të bazat e tyre në pyll. Ndonjëherë ata qëndrojnë aty për orë të tëra në pritje për të qëlluar.

Të paktën 70 gra janë rekrutuar në forcat e mbrojtjes Bucha në muajt e fundit për të menaxhuar operacionet anti-drone.

/abcnews.al