Një gjurme e Flodian Plaku sihte gjetur ne dorezën e automjetit tip “Golf 7” me të cilën u larguan autorët e dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjes në Larushk, ne mars te ketioj viti. Ishte pikerisht kjo gjurme e verifikuar permes AND se ei perkiste Plakut, ajo qe ndihmoi hetuesit per identifikimin e tij si autor I vrasjes.
Pasi zbuluan gjurmët e 41-vjeçarit Flodian Plakut nga Vlora, i njohur me nofkën “Pole Qorri”, Policia u drejtua tek një agjenci udhëtimi në qytetin e Lezhës.
Në këtë agjenci u zbulua se për Flodian Plakun, ishte prerë një biletë udhëtimi drejt një vendi të Bashkimit Europian. Bileta sipas hetimeve ishte porositur nga Roan Brahimi, I cili u ekzekutua në Athinë mbrëmjen e 9 Majit 2024, rreth dy muaj pas vrasjes së Gentjan Bejtjes në Larushkë.
Rohan Brahimi I njohur edhe me emrin Sidorel Prendi rezulton se ka lidhje familjare me Ilir Beqarajn, I cili u arresua bashkë me Edison Haxhiun, pas gjetjes se automjeti tip “Golf 7” që lëvizi në zonë vetëm pak minuta pasi ishte ekzekutuar Gentjan Bejtja pasditen e 15 marsit.
Roan Brahaimi dyshohet se ka qenë edhe personi që financoi, grupin e vrasësve, pjesë e te cileve ishte edhe Ilir Beqaraj e Flodian Plaku, për të ekzekutuar Gentjan Bejtjen. Kjo vrasje dyshohet se është kryer me porosi të grupeve të tjera kriminale që operojnë në zonën e Niklës dhe që Gentjan Bejtja kishte konflikte të hapura, si pasojë e përplasjeve mes Ervis Martinajt e Durim Bamit.
Sipas hetuesve Gentjan Bejtja në një periudhë kohe u bë mik me Ervis Martinajn. Ndërkohë nga ana tjetër Durim Bami kishte dyshime se Gentjan Bejtja jepte informacion tek grupi I Ervis Martinajt për levizjet e tij.
Tashmë hetuesit, po punojnë për të zbuluar persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Bejtjas./abcnews.al