Kompania turke Kurum vijon të jetë e mbyllur pasi ka nxjerrë të pa punë 500 punonjës pa asnjë shpjegim, menjëherë pas skandalit të transportit drejt Tajlandës të mbetjeve të dala nga kjo kompani.
Analisti Frrok Çupi në një intervistë për “News Line” në ABC News fajësoi opozitën si bashkëautore e asaj ç’ka ndodh sot me 500 punëtorët në rrugë.
Çupi u shpreh se Kurum është pjesë e bizneseve të PD-së, ndërsa shtoi se skandali plasi korrupsionin dhe krimin e Sali Berishës.
“Do të ishte një vdekje për opozitën po të reagonte. Opozita është një kapsulë që mbështjell Berishën. Kurumi është pjesë e bizneseve të PD-së, është pjesë e bizneseve të familjes Berisha. Nuk kemi mundur të themi që ishte një sipërmarrje me strukturat kriminale, këtë se kemi thënë pasi organet e drejtësisë nuk kanë mundur të na thonë ndonjë fjalë për këtë.
Mendoni 500 veta të hedhur në rrugë?! Sigurisht që kjo bombë ishte ruajtur nga Berisha prej shumë vitesh, ishte një prej bombave që plasi tani. Nga Kurum kemi pasur probleme të mëdha, me ndotjen, krijimin e organizatave kriminale. Mos harrojmë që janë kryer vrasje. Kurumi ka vepruar duke pasur prapa krahëve pushtetin e egër të Berishës.
Jemi para një fakti të rëndë. Është përvetësuar nga Berisha dhe Kurimi pasuria e kombit shqiptar. Shteti ndodhet pra një prove, që të kthejë pasurinë kombëtare të grabitur.
Përse do ishte vdekje për opozitën? Opozita është ndërtuar mbi këtë pasuri. Ka ndërtuar idenë enjë dhune gjithëpërfshirëse. Mbi këtë pasuri, se janë dhe 4 hidrocentrale… me këtë pasuri, ndërsa opozita do e hidhte poshtë do mbeste pa e nënshtruar kombin shqiptar dhe pa e nxjerrë nga burgu Sali Berishën. Opozita ka qenë repart dhune. Kjo është arsyeja pse opozita nuk e lëshon kurrë.
Opozita s’ka lidhje me popullin, interesat, çdo gjë është “Free Berisha”, “lironi Shkëlzenin”, është një drejtim tjetër i opozitës. Njerëzit i kanë konsideruar si skllevër, ashtu si Kurumi punonjësit e vetë.”, tha analisti.
/abcnews.al