Parisi ndezi sërish dritat e festës dhe flakën olmpike.
Pas triumfit të Olimpiadës, kryeqyteti francez kthehet sërish në epiqendrën e sportit, duke pritur edhe Paraolimpiadën që kthehet në Evropë pas 12 vitesh, me edicionin e 17-të që do të sjellë 12 ditë garash deri më 8 shtator.
Ceremonia e hapjes e zhvilluar në zemër të Parisit mes “Champs-Elysees” dhe “Place de la Concorde” ishte spektakolare,
Lojërat Paraolimpike janë kthyer në një nga eventet më të mëdha sportive, ndërsa kanë tërhequr gjithmonë e më shumë interesin e publikut, teksa këtë herë në fushë, pista vrapimi, pishina dhe tapete do të zbresin 4400 atletë paraolimpikë nga e gjithë bota.
Ky turne nuk lidhet thjesht me rezultatet sportive apo rekordet, por është një mundësi për të tërhequr vëmendjen e botës te njerëzit me aftësi ndryshe.
Pas suksesit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, edhe ky organizim pritet me shumë entuziazëm nga organizatorët francezë, me programin e Paraolimpiadës, që parashikon 22 sporte, 23 disiplina të ndryshme dhe 549 eventeve të shpërndara në 12 ditët e ardhshme.
Edhe një herë Fshati Olimpik hapi dyert për 4400 atletët dhe 2500 shoqërues nga 185 vende të ndryshëm të botës.
Ashtu si në Lojrat Olimpike ceremonia e mbylljes do të zhvillohet më 8 shtator në “Stade de France”, ndërsa organizatorët parashikojnë që garat të ndiqen nga 2,8 milionë spektatorë. /i.m /abcnews.al