“Kurum”, pse hesht PD/ Beqiri: Kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale, SPAK duhet të nisë hetimet

schedule13:42 - 29 Gusht, 2024

schedule 13:42 - 29 Gusht, 2024

Ndërsa dërgimi i mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që kanë dalë nga kompania Kurum drejt Tajlandës është temë ditë, opozita nuk është dëgjuar në asnjë deklaratë për këtë çështje. Shkak për këtë heshtje duket se është përfshirja e interesave të saj në ato të kompanisë turke.

Kjo vërtetohet nga dokumentacionet e Kurum në qendrën kombëtare të biznesit ku rezulton se administrator i kompanisë “Energy Resources” ose me emrin e mëparshëm “Kurum Energy”, është drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, avokati Idajet Beqiri, i cili e ka konsideruar një organizatë të mirëfilltë kriminale, pasi i ka shërbyer shumë kriminelëve të PD.

Sakaq, ai theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët e dinë shumë mirë të vërtetën, që Kurum është pjellë e Sali Berishës dhe familjes së tij.

Sipas Beqirit, SPAK duhet të nisë hetimin për aferat e Kurum.

“Emrin e Lorencit e shoh shumë të lidhur mes Bardhit dhe Berishës. Kurumi i tij ia ccon valixhet me euro në fushatë Partisë Demokratike

Por çfarë ka marrë nga PD? Kater hidrocentrale që i janë dhënë falas Kurumit në atë kohë. Ato janë pasuri shqiptare dhe ia dha pas rikontruksionit. Pikërisht ky Kurum punon domosdo për këta. Prandaj unë them që kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale. Për rrjedhojë pati dhe vrasje në Elbasan. Ajo është një vrasja e organizuar, një krim i organizuar, pse ky Lorenci nuk duhet të merret si i pandehur?

Problemi është që nuk ka si ta ngrejë zëri, ai e ka të hollë si zë gruaje, kur e nxori dosjen Berisha dhe i tha ti do vish deputet te mua dhe bëhesh bashkëpunëtor për vrasje. Është shuar zëri i tij, ia shuan Berisha zërin. Me ça jeton me atë jetë luksi Bardhi dhe që hiqet sikur është më i pastri dhe më i ndershmi, me këto lekët e Kurumit dhe janë të mpleksur pas tyre. Shqiptarët dhe Shqipëria e dinë fare mirë të vërtetë. Kurumi është pjellë e Berishës dhe familjes së tij.

Jo vetëm kjo, por i ka dhënë minierën e monedhës, Kurumit për 55 vjet. Në atë minierë prodhohet bakri dhe ça ka bërë Kurumi, e mori dhe e shfrytëzoi barbarisht. Mbeturinat e saj i hodhën në lumin e Fanit dhe e shfrytëzuan. Ku shkojnë këto lekë? Te Shkëlzeni dhe te Meta.

Gjykata e Lartë a urdhërojë SPAK sicc urdhërojë për 21 Janarin dhe për këtë çështje të fillojë procedimi penal,  urgjentisht duhet bërë sekuestrimi i pasurive të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Ilir Metës, Shpresa Breccani dhe Gazment Bardhi”, u shpreh avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!