Armando Duka, presidenti i FSHF-së, është i ftuar në emisionin Pressing, aty ku ka folur për të ardhmen e tij si president i FSHF, mundësinë e një trajneri shqiptar në krye të Shqipërisë dhe administratën e FSHF-së.
PENSION – “Në fakt, nëse në këto momente do e merrja vendimin për të dalë në pension, pasuese më e mirë se ty nuk do të kishte (drejtuar Einxhel Shkira). Nuk diskutohet që një ditë dikush tjetër do e drejtojë FSHF-në. Nëse ti e realizon pritshmëritë e komunitetit të futbollit, ata që janë objektive, pasi ata që janë jashtë, duhet të mendojnë se Shqipëria duhet të jetë kampione bote, me ekipe në Champions League. Por ato që janë brenda, e dinë mirë futbollin shqiptar dhe arritjet tona në këtë periudhë, nuk janë të pakta. Qoftë pjesëmarrja në Europian, qoftë dhe ky stadium që ndërtuam”.
TRAJNER SHQIPTAR – “Është koha që të kemi një trajner shqiptar në krye të pankinës, por nuk i heq të drejtën askujt. Ne kemi trajnerë shqiptarë që po drejtojnë klube dhe që mund të jenë në krye të kombëtares në të ardhmen. Nëse një trajner merr nota pozitive në 7 muaj, siç ka marrë Reja, nuk është profesionale që të ndërpresim bashkëpunimin. Sepse në afatshkurtër është shumë e vështirë të marrësh rezultat. De Biasit iu desh koha që të marrë rezultate pozitive dhe të shkojë në Europian. Trajnerëve iu duhet kohë që të njohin ekipin, kulturën e futbollit shqiptar”.
FSHF – “Administrata e Federatës së Futbollit është administrata më e mirë në Shqipëri dhe e them me plot bindje. Unë drejtoj dhe biznese dhe kam zili për administrimin e Federatës. Nëse shkoni në stadium, keni të përfaqësues të Federatës, me Ilir Shulkun në krye. Të gjithë janë profesionistë”./abcnews.al