Robin Hillis, 48 vjeç, nga Ontario, Kanada, ishte e apasionuar me sportin që kur ishte në shkollë fillore. Kur ajo e la shkollën e mesme në vitin 1989, iu bashkua një palestre për të ruajtur format e saj dhe shumë shpejt u dashurua me peshëngritjen. Nuk e kishte menduar se nga pasion peshëngritja do t’i kthehej në profesion.
Sot është gjyshja e tre fëmijëve dhe merr reagime pozitive për fizikun. Pavarësisht vështirësive dhe sakrificave që duhet të bësh për këtë sport, ajo thotë se të pasurit fëmijë nuk duhet të ndikojnë në arritjen e rezultateve të larta.
Para se të merrte sportin seriozisht, Robin ishte i trembur, por bodybuilding i dha asaj kuptim të ri për jetën dhe në vitin 1993, garoi në konkursin e saj të parë për bodybuilding dhe mori vendin e dytë. Robin Hillis, tashmë gjyshe e tre nipërve e mbesave është një bodybuilder e cila peshon 90 kg./abcnews.al