Ish kampioni i garave me motor, Guy Martin ka thyer rekordin e shpejtësisë, por këtë herë me traktor. Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” prej 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur.
Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi, arriti të nxjerrë 217 km/h në fushën e aviacionit në Elvington afër New York-ut.
Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti.
Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik./abcnews.al