Mbrojtësi i Interit, Dalbert, po vazhdon aventurën e tij si i huazuar te skuadra e Fiorentinës. Agjenti i tij, Ermerson Figueiredo, ka folur sot për “La Nazione”, duke sulmuar në mënyrë direkte stafin teknik të Interit.
“Nuk jam aspak u surprizuar nga paraqitjet e tij, pas ne i dimë mirë aftësitë e tij. Jo më kot ka fituar një fanellë titullari te një skuadër si Fiorentina. Ai është adaptuar menjëherë te ajo skuadër dhe tashmë është një prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Tek Interi, nuk i dhanë asnjëherë shansin që të luajë, donin menjëherë rezultat. Ai sapo kishte ardhur në një shtet të ri, kulturë të re, gjuhë të re. Nuk ishte e lehtë. Ky transferim në formë huazimi e ka ndihmuar tepër dhe deri më tani, po bën një sezon të shkëlqyer”, tha agjenti i lojtarit./abcnews.al