Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se Moska “nuk do të ketë kurrë sukses” në luftën e saj të vazhdueshme.
Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.
“Unë dënoj, në termat më të ashpër të mundshëm, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e saj për të zhytur popullin ukrainas në errësirë”, tha Biden në një postim në X.
“Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në Ukrainë dhe shpirti i popullit ukrainas nuk do të mposhtet kurrë.”
/abcnews.al