Kushtetuesja, Kryemadhi akuza Dvoranit: Kapja e tij nga Rama ka prodhuar krizë politike

schedule16:53 - 18 Nëntor, 2019

schedule 16:53 - 18 Nëntor, 2019

Në një bashkëbisedim me gazetarët pas kthimit nga Amerika, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  thotë se kapja e KED nga mazhora ka krijuar krizën politike ku jemi sot.

Dvorani ka bërë shkelje në proces. Por nuk është e rastësishme për kapjen që ka tentuar të bëjë Rama për Gjykatën Kushtetuese. Jemi të qartë se çfarë ka ndodhur me KED. Kapja dhe lidhja e zotit Dvorani nga Rama është prodhimi i kësaj politike. Mospublikimi i dekreteve të Presidentit në Fletore Zyrtare dhe publikimi i vendimeve të KED tregon haptas si përdoret sistemi i drejtësisë që shqiptarët mezi e pritën dhe tregon që lidhja e zotit Dvorani dhe kapja e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Ngritja e Kushtetueses, nuk do të thotë që të mos jetë Dvorani. Është një sistem i kapur dhe është kapur nga kryeministri. Do të çmontohet ky grusht shtetit që ka ndodhur. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë.“, deklaroi Kryemadhi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!