Një tjetër sherr ka ndodhur këtë të shtunë në kryeqytet.
Rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla” një 40-vjeçar është goditur me mjet prerës. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al