Himarë/ Zaptuan hapësirën publike në plazhin “Krorëz”, 12 të proceduar

schedule13:19 - 24 Gusht, 2024

schedule 13:19 - 24 Gusht, 2024

Policia në Himarë ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe. Gjatë këtij operacioni janë proceduar penalisht 12 persona.

Sipas policisë këta shtetas zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimore duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Ndërkohë policia gjatë operacionit “Plazh i lirë” ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 zhezlonge.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sakaq Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

/abcnews.al/