Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 4 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në jug të vendit, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze NNA, thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer dy sulme ajrore në fshatin Ed-Dahira. Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, thuhet se nga sulmet ajrore izraelite në Dahira, kanë humbur jetën 4 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Në një deklaratë tjetër të bërë nga ministria, u raportua se një person u plagos në sulmin nga një mjet ajror pa pilot izraelit në rajonin Wadi Hamul rreth vendbanimit Nakura.
Gjithashtu theksohet se si rezultat i shënjestrimit të drejtpërdrejtë të ushtrisë izraelite ndaj personave që morën masa për të ofruar ndërhyrje mjekësore për të plagosurit, disa persona u plagosën në masë të lehtë dhe ambulanca në të cilën ndodheshin u dëmtua rëndë.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se 4 personat e plagosur nga sulmi janë dërguar në spital për mjekim.