Aksident në Sarandë / Automjeti përfundon brenda në dyqan

schedule09:30 - 18 Nëntor, 2019

schedule 09:30 - 18 Nëntor, 2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës 9 Tetori në Sarandë, ku automjet ka përfunduar brenda mjedisit të Butikut.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!